Picture

Ne World Judo Maters te vitit 2012,gare kjo me e forta kete vit ku marrin pjese 16 me te miret ne cdo kategori ne Boten e xhudos.

Olimpistja jone e cila ne ranglisten Boterore eshte e 7 kurse ne ranglisten Olimpike e 3,ne kete gare ishte ne grup me me te miren ne Ranglisten Boterore dhe Olimpike xhudisten me te mire te kategorise 52 kg Yuka Nishida.

Ne xhiron e pare Majlinda Kelmendi mposhti italianen Rosalba Forciniti per te arritur ne 
8-shen e pare dhe shorti deshi qe ne grup te kete japonzen Nishida,lufta ne mes garueses tone dhe Nishides ishte nder lufterat me te forta dhe me te bukura te mbare Mastersit,dy minutat e para japonezja ishte dic me aktive dhe keshtu referet e denuan Majlinden me nje denim per pasivitet kurse 3 minutat tjera Majlinda ishte shume me e mire dhe japonezen e pruri ne pozita inferiore por referet heshten sa i perket denimeve,dhe lufta perfundoj pa asnje hudhje nga asnjera garuese dhe japonezja fitoj luften me nje denim,ne nje lufte te barabarte ne teresi mirepo po te ishte Kosova shtet me influence me siguri qe edhe japonezja do denohej por sidoqofte Majlinda po vazhdon te shkelqej
dhe me vendin e peste ne Masters ajo fiton 80 pike Olimpike dhe tani ajo ka rritur fondin e pikeve Olimpike.


Majlinda deshmoj qe edhe xhudistja me e mire boterore Nishida nuk eshte e pamposhtur edhe pse sot ajo ishte e favorizuar besoj qe ajo e ka kuptuar qe shume shpejt do kete te veshtire te mbaj vendin e pare ne  Ranglisten Boterore dhe Olimpike.

Ne Almaty te Kazakistanit ne garen me te forte per kete vit moren pjese 9 Kampione Olimpik dhe 23 Kampion Boteror,konkurrenca e forte kete vit eshte per shkak se ne Masters fitohen pike me se shumti sa i perket Ranglistes Olimpike,
vendi i pare 400 Pike,vendi i dyte 240 Pike,vendet e treta 160 Pike si dhe vendet e pesta 80 Pike.

Rezultatet finale te kategorise -52kg jane keto:

1.NISHIDA,Yuka(JPN)
2.NAKAMURA,Misato(JPN)
3.HADDAD,Soraya(ALG)
3.HEYLEN,Ilse(BEL)
5.BONNA,Penelope(FRA)
5.KELMENDI,Majlinda(KOS)
5.KUZIUTINA,Natalia(RUS)
5.MUNKHBAATAR,Bundmaa(MGL)


Leave a Comment