Picture

Kete jave ne Afriken e e Jugut gjegjesisht ne Kejptaun mbahet Kampionati Botero per junior-e edhe kesaj radhe sikur muaj 
me pare ne Ukraine ju mohua sportisteve kosovar pjesemarrja shkak perseri mosnjohja e shtetit te Kosoves gjegjesisht pasaportes kosovare.

Ne Ukraine ishin caktuar 3 vajza dhe nje djalosh te perfaqesojne Kosoven ne Boterorin U 17, arsyeja pse me shtyri per kete njoftim eshte sespe ne Ukraine Kampione Boterore ne kategorine 57 kg u ba Gjermanja Brauninger te cilen reprezentuesja jone Leutrime Krasniqni e kishte mposhtur ne mars pikerisht ne Gjermani ne Nje Kupe Evropiane kurse Distria Krasniqi ne kategorine 48 kg gjate viti ka mposhtur dy garuese qe ne Boteror jane stolisur me medalje.

Shembullin e Ukraines per ter keq e perseriti edhe shteti i Republikes jugafrikane ku sot po mbahet mbahet Boterori U20 e pikerisht kategoria ku do garonte Garuesja jone Nora Gjakova e cila sivjet ishte tmerr per kundershtare dhe ne dy TOP A Kup Evropiane fitoj medalje te arte e te dy herat ne finale mundi Holandezen Verhaggen e cila sot derisa po shkruaj keto rreshta eshte plasuar ne finale te Boterorit U20 ne kategorine 57 kg dhe keshtu mospjesemarrja e Nores garueseve deri 57 kg jau ka lehtesuar punen ne rrugen per medalje kurse koloses tone ne konkurrence te junioreve Nora Gjakoves mohim per tu promovuar zyrtarisht me medalje ne Boterorin U20.

Diskriminimi per sportin kosovar po vazhdon dhe ne vend qe sot te raportoj nga Boterori per medaljet e reja per shtetin tone nga pasardheset e Majlindes une po raportoj qe Nora Gjakova me shoke dhe shoqe tjera sot duke shikuar rezultatet nga Afrika e Jugut po e hetojne se jane duke u diskriminuar nga shume shtete e kete me se paku e kane pritur nga shteti i Nelson Mandeles simbolit te paqes dhe demokracise ne Bote.

Nora e arte kurse Holandezja Verhagen e argjendte e cila sot lufton ne finale te Boterorit ne Afrike te jugut!


Leave a Comment