Sot në Grand Slam të Parisit ka shkëlqyer Akil Gjakova ku u stolis me medalje të artë me gjithsejtë 5 ndeshje të fituara.

Kjo medalje ishte e para për Kosovën që është fituar ndonjëherë për meshkuj.

Akili në ndeshjen e parë u takua me garuesin nga Tunisia, Moussa Hsan, të cilin e mposhti me Ippon.

Në ndeshjen e dytë u takua kundër Meksikanit, Eduardo Araujo, të cilin poashtu e mposhti me Ippon për të vazhduar më tutje.

Kundërshtari i radhës në çerekfinale për Akilin ishte garuesi nga Kanada, Arthur Margelidon, këtë garues Akili e hodhi Wazari dhe Ippon.

Në gjysëmfinale Akil u përball kundër Mongolit, Tsogbatar Tsend-Ochir, këtë ndeshje e fitoi me denime për të kaluar në finale.

Finalja ishte ndeshja më e fortë për Akilin sepse u takua me Kampionin Olimpik në Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe të Bronztë në Rio 2016, Gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvili.
Akili e mposhti Gjeorgjianin me Wazari për të rrembyer medaljen e artë.

Distria Krasniqi ishte garuesja tjetër që u stolis me medalje të bronztë me gjithsejtë 4 ndeshje, 3 fitore e një humbje.

Distria Krasniqi në ndeshjën e parë u takua me garuesën nga Norvegjia, Madelene Rubinstein të cilën e mposhti me Ippon.

Në ndeshjen e dytë Distria u takua me Japonezen, Uta Abe, ndeshje të cilën e humbi me Ippon por tregoi një ndeshje të mirë.

Pas humbjes me Japonezen, Distria u këndell dhe e fitoi luftën e repasazhit me Ippon kundër garueses nga Portugalia, Mariana Esteves.

Për medalje të bronztë Distria u takua me Japonezen tjetër, Natsumi Tsunoda, këtë ndeshje e fitoi me Wazari për të u renditur si e treta në këtë garë.

Nora Gjakova nuk ishte në formë në këtë garë gjë që i ndodh çdo garuesi, Nora humbi në luftën e parë kundër garuesës nga Korea Jugore,  Jisu Kim.t

Leave a Comment