Picture

Distria Krasniqi fituese e Grand Prix Samsun nga viti I kaluar,edhe këtë vit në ciklin e kualifikimeve olimpike,dëshmoj kualitetin e saj në kategorinë 52 Kg.
Ajo filloj garën me fitore kundër polakes Karolina Pienkowska, të cilën e mposhti me dy dënime për pasivitet.
Në ndeshjen e dytë u takua me portugezen Joana Ramos,e hodhi wazari në sekondat e parë, mirëpo më vonë u dënua për pasivitet dhe në sekondat e fundit ishte portugezja e cila e hodhi Distrien wazari duke mos ja mundësuar kualifikimin për në gjysëmfinale.

Në ndeshjet përmirësuese, Distria mposhti me tri dënime (shido) garuesen nga Mongolia Bundmaa Munkhbaatar duke u kualifikuar për tu ndeshur për medalje të bronztë.
Në garë për medalje të bronztë u takua me francezen Euranie Anabelle, me të cilin ishte ndeshur edhe dy herë të tjera dhe të dyja herët kishte qenë fituese.
Edhe kësaj radhe Distria e fitoj ndeshjen dhe fitoj 120 pikë olimpike dhe  medaljen e bronztë,të parën për vitin 2016.
Pas medaljes së fituar Distria u shpreh e kënaqur me paraqitjen e saj:
“Jam e gëzuar për medaljen e bronztë, konkurrenca ishte shumë e fortë, kjo është medalja e parë për këtë vit dhe më vjen mirë që arrita ta fitoj disa javë para Kampionatit Evropian për Senior, tani do të jem shumë më e motivuar në garën e ardhshme “.

Akil Gjakova (66 Kg), garuesi tjetër që përfaqësoj Kosovën në Samsun të Turqisë, tregoj gjithashtu një paraqitje shumë të mire.
Ai në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon brazilianin Charles Chibana,e në ndeshjen e dytë pas një lufte shumë të fortë kundër armenit Karapetian, humbi me një dallim të vogël në rezultat,dy dënime për Akilin e një për Armenin e që mjaftuan që Akili ta humb ndeshjen.
 
Pas kësaj gare,paraqitja e radhës për garuesit tonë do të jetë Kampionati Evropian që do të mbahet në Kazan të Rusisë me 21-24 Prill 2016.


Picture

Akil Gjakova kundër brazilianit Chibana
Picture

Distria Krasniqi në aksion

Leave a Comment