Erza Muminoviq është xhudistja që sot ka shkëlqyer në kupën Evropiane në Follonika të Italisë duke u stolisur me medalje të argjendtë me gjithsejtë 5 ndeshje.

Në ndeshjen e parë Erza e mposhti me Ippon garuesën nga Hungaria, Fanni Vaska, për të kaluar në ndeshjen e dytë.

Kundërshtarja e radhës ishte Rusja, Diana Dzhuraeva, këtë garuese Erza e mposhti me Wazari dhe Ippon.

Në xhiron e tretë u takua me garuesën Ukrainase, Anastasiia Balaban, të cilën e mposhti me Ippon për kohë rekord.

Erza në gjysëmfinale kishte përball Italianen, Giuseppa Silvia Drago, këtë garuese e mposhti me Wazari.

Në finale Erza kishte një garuese mjaftë të mirë nga Kroacia, Viktorija Ana Puljiz, Kampione aktuale Evropiane për Kadetë,  ndeshje të cilën e humbi me Ippon dhe keshtu u rendit si e dyta në këtë garë.

Leave a Comment