Picture


Gjate kesaj fundjave xhudistet kosovare shkelqyen ne Kupen Boterore Grand Prix ne Antalia dhe ne Kupen Evropiane per Juniore ne Lignano.

Ne diten e pare te garave ne Antalia,Distria Krasniqi (52Kg) dhe Nora Gjakova (57 Kg) fituan medaljet e arta, kurse Fjolla Kelmendi u radhit e 8ta.

Distria Krasniqi (52 Kg) filloj garen me fitore ndaj garueses nga Izraeli Ariel Bezalel.
Ne dy minutat e pare te ndeshjes Bezalel u denua dy here per pasivitet,kurse ne minuten e trete Distria e hudhi Wazari dhe vazhdoj ne osae-komi-waza per ta perfunduar ndeshjen me Ippon.
Ne gjysemfinale Distria e fitoj ndeshjen kunder turkes Merve Tas per vetem 10 sekonda dhe u kualifikua ne finale.
Ne finale e dominoj ndeshjen kunder Izraelites Cohen duke e hudhur dy here wazari.
Me tri fitore Distria fitoj medaljen e arte dhe tani ajo do te ngritet ne ranglisten boterore 10 vende me larte, saktesisht ne poziten e trete ne kategorine 52 Kg.
 
Nora Gjakova (57 Kg) fitoj medaljen e saj te pare te arte nga garat Grand Prix.
Ajo ne ndeshjen e pare e mposhti me wazari garuesen nga Kirgistani Beldiagina.
Ne gjysemfinale fitoj me dy denime kunder garueses nga Mongolia Khulan Tseregbaatar ndersa ne finale e mposhti me Ippon Izraeliten Timna Nelson-Levy.
Kjo fitore do ta ngrite Noren ne vendin e gjashte ne ranglisten boterore ne kategorine 57 Kg.
 
Fjolla Kelmendi (48 Kg) arriti te fitoj vetem ne ndeshjen e pare.
Ajo e mposhti ne vazhdime turken Melisa Cakmakli duke e hudhur wazari.
Ne ndeshjen e dyte humbi nga garuesja nga Izraeli Shira Rishony,kurse ne ndeshjen permiresuese humbi nga garuesja nga Azerbajxhani Aisha Gurbanli.
 
Ne diten e dyte te garave ne Antalia u ndeshen Akil Gjakova (73 Kg) dhe Kushtrim Gashi (73 Kg).
Akil Gjakova ne ndeshjet eleminuese mposhti me wazari garuesin nga Romunia Alexandru Raicu dhe me Ippon turkun Dilgam Aliyev.
Ne cerekfinale e mposhti me Ippon garuesin nga Uzbekistani Giyosjon Boboev I cili javen e kaluar ishte medalist I arte ne Grand Prix ne Tbilisi.
Ne gjysemfinale Akili humbi nga garuesi tjeter nga Uzbekistani Mirozkhid  Farmonov kurse per medalje te bronzte humbi nga garuesi nga Azerbajxhani Heydarov.
Me tri fitore dhe dy humbje Akili u radhit ne vendin e peste ne kete gare.

Kushtrim Gashi (73 Kg) u eleminua ne ndeshjen e pare nga garuesi nga Taxhikistani Zhabborov.
 
Me ekipin ne Antalia udhetoj kryetari I FXhk-se I cili edhe morri pjese ne ceremonine e ndarjes se medaljeve ne kategorine 57 Kg.
 
Nderkohe ne Lignano te Italise ne Kupen Evropiane per Juniore,morren pjese Flaka Loxha (57 Kg) dhe Loriana Kuka (70 Kg).
 
Flaka Loxha me pese fitore dhe nje humbje arriti te fitoj medaljen e bronzte ne kategorine 57 Kg.
Loriana Kuka gjithashtu u stolis me medalje te bronzte pas tri fitoreve dhe nje humbje.
 
Kete vikend Federata e xhudos e perfundon me kater medalje, dy te arta per seniore e dy te bronzta per juniore si dhe nje vend te peste  e nje te tete.


Leave a Comment