Sot në Pejë u mbajtë zgjedhja e më të mirëve për vitin 2017.

Klubi më i mirë për vitin 2017 padyshim që është shpallur klubi i xhudos “Ippon” , ky klub morri këtë epitet për shkak të rezultateve të shumta në garat ndërkombëtare.

Treneri i viti është shpallur Driton Kuka, për punën e palodhshme, sakrificën dhe rezultatet e arritura.

Sportistja e vitit 2017 është shpallur kush tjetër pos Kampionës Olimpike, Majlinda Kelmendit.

Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova morren çmimet  si krenaria e qytetit të Pejës.

Loriana Kuka është shpallur si sportiste e dalluar për 2017.

Erza Muminoviq është shpallur si sportiste me më perspektivë pasiqë është vetëm 16 vjeçare.

Leave a Comment