Picture

Ne Abu Dhabi Majlinda Kelmendi kurorezoj per tri jave medaljen e trete te arte.

Kesaj radhe Kupa Boterore e kategorise ishte edhe Grand Prix qe eshte me vlere me te madhe sepse ne kete gare fondi shperblyes eshte 150 000 Dollare por edhe medalja e arte sjell 200 pike te medha Olimpike.

Ne Abu Dhabi ne kategorine 52 kg moren pjese garueset me te mira ne Bote pervec japonezeve.

Majlinda startoj kunder Koreanes Kim e pesta nga Olimpiada e Kines, kjo lufte ishte mjaft e veshtire dhe fitorja ne kete lufte paralajmeroj nje dite te mbare.
Luften e dyte Majlinda shkeli ne menyre bravuroze gjermanen Kraeh e cila eliminoj Franqezen ne luften e pare.
Me kete lufte Majlinda u radhit ne gjysefinale kunder Mongoles Munkbaatar e cila eshte e treta ne Rangliste Olimpike dhe garuesja me e suksesshme ne Grand Slam, pasi kete vit ajo kishte dominuar Grand Slam-in ne Moske dhe ate ne Paris.
Kjo ishte nje  lufte e madhe dhe xhudistja jone me nje lufte te shkelqyeshme triumfoj per tu kualifikuar ne finalen e madhe kunder Kinezes Hong Me He Kampione e Azise dhe medaliste e Boterorit 2009, finalja ishte lufte e sigurt dhe Majlinda mjeshterisht fitoj edhe kete lufte i fituar 200 piket e arta Olimpike dhe tani pothuajse eshte e sigurt se ajo do jete ne 8 e pare ne Olimpiade.

Tri jave, tri medalje te arta me 400 pike te fituara Olimpike eshte bilanc i cili Majlinden e ka vene  ne top lajmet e mediave sportive boterore,te cilat Majlinden e kane pershkruar si “Kelmendi e pamposhtur”.


Leave a Comment