Picture



Majlinda Kelmendi,të enjten në Montpellier të Francës,në Kampionatin Evropian për Senior, arriti që të fitonte titullin e Kampiones Evropiane.

Kjo ishte medalja e saj e dytë nga Kampionati Evropian pasi vitin e kaluar ajo fitoj medaljen e bronztë.

Në rrugë për medalje të artë ajo zhvilloj katër ndeshje.

Pasi ishte bartësja numër një,Majlinda raundin e pare ishte e lire për të pritur fituesen në mes të Italianes,Odette Giuffrida dhe Romunes,Larissa Florian.

Në raundin e dytë, për të hyrë në tetëshen më të mire,u ndesh me fituesen e ndeshjes paraprake,romunen,Larissa Florian.

Kjo garuese edhe pse jo shumë e përshtatshme për Majlindën, nuk arriti që ta zgjaste ndeshjen më shumë se një minutë e gjysëm pasi Majlinda e dominoj bindshëm duke e  hedhur dy herë,një wazari dhe një Ippon.

Në cerek finale u ndesh me armenen,Zhanna Stankevich e cila në ndeshjen paraprake kishte fituar kundër gjermanes,Romy Tarangul.

Kundër kësaj garuese,Majlinda shënoj Ippon në minuten e parë.

Në gjysëmfinale Majlinda u takua me gjermanen Mareen,Kraeh me të cilën është ndeshur disa here në karrierën e saj dhe ka një rezultat 6:0 në gara zyrtare.

Në këtë ndeshje Majlinda hyri me vetëbesim të plotë duke e hudhur gjermanen wazari në minutat e parë dhe pastaj udhëheqi ndeshjen deri në fund.

Finalja në kategorinë 52 Kg ishte në mes të Kampiones Evropiane të vitit të kaluar,ruses,Natalia Kuziutina dhe Majlindës,Kampione Botërore.

Majlinda këtë luftë e përfundoj me një yuko,ajo nuk I dha mundësi ruses që ta rrezikonte

në asnjë moment.

Majlinda ja rrëmbeu ruses titullin e Kampiones Evropiane dhe e solli në Kosovë si medaljen e parë të artë nga Kampionati Evropian për shtetin tonë.

Kosova në këtë Kampionat u paraqit edhe me dy garues të tjerë,Akil Gjakova (66 Kg) dhe Distria Krasniqi (48 Kg).

Distria edhe pse në këtë garë u cilësua si një ndër favoritet  për të fituar medalje në kategorinë e saj,ajo nuk arriti që ta verifikonte këtë status.

Ajo u mposht me dënime nga turkja,Akkus Sumeyye.

Garuesi tjetër, Akil Gjakova në këtë kampionatë shënoj një fitore dhe një humbje.

Në ndeshjen e pare u takua me garuesin nga Sllovenija,Jereb Andraz me të cilin e përfundoj ndeshjen duke e hudhur Ippon.

Në raundin e dytë,për të hyrë në tetëshen e më të mirëve,u mposht nga  ukrainasi,Georgii Zantaraia.

Tani Kosova, falë punës së trajnerit,Driton Kuka dhe garuesëve të tij,pas titullit të Kampiones Evropiane,ka Kampionë Evropian në të gjitha grupmoshat,Kadet,Juniorë,Seniorë deri në 23 vjec dhe Seniorë.


Leave a Comment