Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Senior që u mbajt në Kazan të Rusisë me 21-24 prill.
Medalja e saj e artë iu bashkangjitë edhe dy medaljeve të tjera nga kampionatet evropiane për senior,të bronztës në vitin 2013 dhe të artës në vitin 2014.

Majlinda gjatë rrugës për medalje të artë mposhti katër garuese.
Në kategorinë e saj 52 Kg morrën pjesë 28 garuese.
Në xhiron e parë ishte e lirë,kurse në të dytën u ndesh me ukrainasen Starkova e cila në ndeshjen e saj të parë kishte fituar kundër kroates Topolovec.
Ndeshja e Majlindes me ukrainasen Starkova përfundoj pas 3 minutave e gjysëm pasi Starkova u dënua katër herë me shido duke u diskualifikuar nga gara.

Në cerekfinale Majlinda u takua me garuesen nga Izraeli Schwartz duke e mposhtur edhe atë me tri dënime.
Gjysëmfinalja ishte një ndeshje e fortë e Majlindes kundër francezes Euranie me të cilën janë ndeshur shumë herë në gara të mëdha.
Ndeshja ishte e fortë dhe pa gjuajtje deri në fund,mirëpo gjatë ndeshjes Majlinda ishte shumë më aktive se francezja e cila u dënua dy herë për pasivitet dhe humbi kundër Majlindes.

Në finale,Majlinda u ndesh me francezen tjetër Priscilla Gneto,medaliste olimpike nga Londra 2012.
Ndeshja filloj mirë për Majlinden,francezja u dënua dy herë mirëpo nuk kaloj as një minutë kur Majlinda u dënua gjithashtu dy herë dhe u barazua ndeshja.
Majlinda u rikthye përsëri duke e hudhur francezen Ippon dhe duke e fituar për të dytën herë titullin e kampiones evropiane në kategorinë 52 Kg.

Me medaljen e artë Majlinda fitoj edhe 400 pikë të reja olimpike.

Leave a Comment