Kampionja e dyfishte boterore Majlinda Kelmendi, per te treten here radhazi arriti qe te fitoj turneun me te forte ne xhudo Grand Slamin e Parisit dhe perseri ngriti ne kembe mijera shikues per ta nderuar himnin e Kosoves.
 
Ajo ishte e pandalshme ne rruge drejt medaljes se arte duke mos lene asnje dyshim se eshte xhudistja me e mire ne kategorine 52 Kg.
Majlinda mposhti kater garuese per tu stoliusr me medalje te arte.
Ne xhiron e pare ishte e lire kurse ne te dyten mposhti me Ippon kanadezen Ecaterina Guica.
Ne cerekfinale u takua me polaken Agata Perenc te cilen e mposhti me wazari dhe dy denime per pasivitet.
Ne gjysemfinale Majlinda u takua me francezen Euranie te cilen e mbeshteten I gjithe publiku francez ne ndeshje kunder saj.
Majlindes nuk iu nevojiten me teper se nje minute per ta hudhur dy here francezen e gjate dhe duke u kualifikuar per ne finalelen e madhe te Grand Slamit.
 
Finalja e cila parashikohej te ishte nje “lufte” e forte ne mes te numrit nje romunes Andrea Chitus dhe numrit dy Majlindes, suprizoj te gjithe publikun kur Majlinda kontroj nje tentim per gjuajtje te romunes qe  u poentua me yuko dhe me pas vazhdoj ne ne waza duke e detyruar romunen te dorezohet nga “thyerja e dores”.
Kjo mjaftoj qe Majlinda te stoliset me medalje te arte ne kategorine 52 Kg,te fitoj 500 pike olimpike dhe cmimin pre 5000$.
Ne kete gare morren pjese edhe Nora Gjakova (57 Kg) dhe Akil Gjakova (66 Kg).
 
Nora ne xhiron e pare mposhti me yuko koreanen Kim Minju mirepo ne xhiron e dyte humbi ne vazhdime nga kanadezja Beauchemin-Pinard.
 
Akili Gjakova zhvilloj tri ndeshje shume te forta duke mposhtur garues te nivelit me te larte se ai.
Ne ndeshjen e pare e  mposhti me wazari spanjollin Sugoi Uriarte qe kishte qene Kampion Evropian ne vitin 2010 dhe medaliste boterore, e ne xhiron e dyte e mposhti me Ippon britanezin Collins.
Ne ndeshjen e trete Akili zhvilloj nje lufte te barabarte me belgun Van Kansbeke deri ne perfundimin e kohes se rregullt.
Ne vazhdime ndeshjen e fitoj garuesi nga Belgjika.
Me dy fitore dhe nje humbje Akili fitoj 60 pike olimpike.
 
Pas gares se madhe Grand Slam, ekipi  olimpik ne krye me perzgjedhezin e xhudos se Kosoves Driton Kuka,qendruan dy dite ne pergaditjet nderkombetare ne Paris, ku pjesmarres ishin pothujse te gjithe xhudistet qe garuan ne Grand Slam.

Paraqitja e radhes e garueseve te reprezentacionit te Kosoves do te jete ne Grand Prix Tbilisi te Gjeorgjise me 25-26 Mars 2016.

Leave a Comment