Picture

Sportistja më e mirë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, edhe një herë e dëshmoi cilësinë e saj ne mesin e xhudisteve me te mira te botes.
Sot me 4 shkurt ne sallen e xhudos se Parist-Bercy ajo garoi ne kategorine deri ne  -52kg ,ku moren pjese 42 xhudiste nga mbare bota.

Ne luften e pare ajo u ndesh me garuesen nga Argjentina 
GONZALEZ, Oritia ndaj se ciles shenoi fitore me IPPON vetem brenda nje minuti,ne luften e dyte ajo u takua me garuesen nga Gjermania TARANGUL,Romy e cila momentalisht eshte e radhitur si e 15-ta ne ranglisten boterore.Ne kete lufte Majlinda nuk i dha aspak hapesire kesaj garueseje duke e mundur me nje Yuko dhe nje Wazari brenda kohes se rregullt 5-minuteshe.

Ne Cerek finale Majlinda u takua ma Ana Carascossen nga Portugalia me te cilen e dominoi luften me nje Yuko deri ne minutin e 3-te, mirepo per shkak te nje gabimi i cili nuk lejohet ne xhudo, ajo u diskualifikua nga lufta.

Dy fitore dhe nje humbje ia siguruan Majlindes vendin e 5-te dhe 60 pike te reja olimike ne Grand Slam te Parisit. 


Leave a Comment