Medalistja e bronzte e Lojerave Evropiane ne Baku Nora Gjakova,filloj vitin 2016 mbare duke fituar medaljen e arte ne “African Open”ne Tunis ne kategorine 57 Kg.
Ajo ne finale mposhti me Ippon italianen Lo Giudice, duke rrembyer keshtu medaljen e arte dhe 100 pike olimpike.
Gjakova ne kete gare ishte bartesja numer nje dhe si e tille llogaritej per medalje te arte.
Ajo deri ne finale mposhti edhe tri garuese te tjera ,xhudisten nga Bregu i Fildishtë, Zouleiha Abzetta Dabonne,italianen Giorgis dhe ne gjysemfinale polaken Podolak.
Me kete medalje Nora do te ngritet per disa pozita me larte ne ranglisten boterore dhe piket e fituara do te jene shume te rendesishme drejt kualifikimit olimpik.
 
Ne kete gare morri pjese edhe xhudisti Akil Gjakova I cili u ndesh ne kategorine 66 Kg.
Ai ne xhiron e pare mposhti garuesin nga Azerbejxhani Babazada,mirepo ne te dyten nuk arriti te fitonte kunder gjeorgjianit Shavdatuashvili.
 
Gara e radhes per Reprezentacionin e Kosoves ne xhudos do te jete Grand Prix ne Havana te Kubes qe do te mbahet me 23-24 Janar.

Leave a Comment