Picture

Kampionja boterore per juniore Distria Krasniqi (52Kg), pas dy medaljeve te bronzta nga Kampionati Evropian U23 (Prage 2012) dhe (Samokov 2013) arriti qe ne Tel Aviv te Izraelit te fitoj titullin e Kampiones Evropiane U23.

Distra ne kete gare permbushi pritshmerite per medalje te arte,ajo mposhti pese garuese deri tek vendi i pare.
Ne ndeshjete eleminuese mposhti me Wazari nenkampionen boterore per juniore Mariam Janashvilli nga Gjeorgjia dhe me Wazari e Yuku turken Busra Ozdek.
Ne cerekfinale Distria garoj kunder kroates Tena Sikic te cilen e mposhti me wazari deri ne perfundimin e kohes se rregullt ndersa ne gjysemfinale e diskualifikoj italianen Fabiola Pidroni pas kater denimeve.
Finalja ne kategorine 52 Kg ishte ne mes te Distries dhe romunes Larisa Florian, ku kjo e fundit u denua tre here per dalje nga tatami dhe per mos aktivitet dhe fitorja i takoj Distries.

Akil Gjakova (73Kg)  fitoj medaljen e pare ne karrieren e tij nga Kampionati Evropian U23.
Ai ne vitin 2013 ne Samokov ishte radhitur i pesti kurse kesaj radhe fitoj medalje, te paren ne konkurrencen e meshkujve ne sportin e xhudos ne Kosove.

Akili u ndesh me pese garues per te arritur deri te medalja e bronzte.
Ne ndeshjete eleminuese mposhti hungarezin Frigyez Szabo me dy denime dhe romunin Alexandru Raicu 
me nje yuko.
Ne cerekfinale humbi nga garuesi nga Azerbejxhani, prandaj vazhdoj te ndeshet ne ndeshjet permiresuese, ku fitoj me Ippon kunder garuesit nga Izraeli Dmytro Raskin dhe per medalje te bronzte e mposhti me ippon garuesin nga Mali i zi Nikola Gardasevic.

Rezultatet mund ti shikoni ne kete link www.ippon.org



Leave a Comment