Picture

Ne diten e dyte te Kupes Evropiane per Kadet qe po mbahet ne Zagreb te Kroacise,Shpat Zeka fitoj medaljen e bronzte kurse Laura Fazliu perfundoj e pesta.
Kjo gare kete vit me 844 garues nga 32 shtete,theu rekordin e numrit te garueseve dhe shteteve pjesamarrese .

Shpat Zeka garoj ne kategorine -90Kg ku pjesmarres ishin 42 garues,ai per te arritur deri tek medalja e bronzte shenoj kater fitore dhe nje humbje.
Ne ndeshjet eleminuese e mposhti me Ippon garuesin slloven Rok Pogorevc dhe me Wazari hungarezin Csaba Toth.
Ne cerekfinale Shpati e mposhti edhe brazilianin Roque Matheus dhe u kualifikua ne gjysemfinale te Kupes Evropiane per Kadet.

Gjysemfinalja ishte ndeshje e forte ne mes te Shpatit dhe garuesit nga sllovenia Jernej Jarc.
Minutat e pare te ndeshjes i dominoj Shpati ku edhe slloveni Jarc u denua dy here,por me pas ndeshja u barazua dhe perfundoj e tille deri ne perfundimin e kohes se rregullt prej kater minutave.
Ne vazhdime pas nje minute u denua Shpati dhe nuk arriti te kualifikohet ne finale.
Ne ndeshje per medalje te bronzte u takua me italianin Enrico Bergamelli.
Ndeshjen e fitoj Shpati me wazari dhe fitoj edhe medaljen e bronzte,te paren medalje nga garat zyrtare te xhudos per kadet.

Garuesja tjeter, Laura Fazliu, u ndesh ne kategorine 70 Kg ku ishin 43 garues pjesmarres.

Ajo ne ndeshjet eleminuese mposhti me wazari dhe ippon garuesen nga Polonia Rozalia Martynow,me pas me dy wazari dhe ippon  britanezen Tomi Imrie dhe me wazari austriaken Rebekka Autengruger.
Ne cerekfinale Laura u ndesh me holandezen Kim Hooi te cilen e mposhti me wazari dhe u kualfikua ne gjysemfinale.
Ne gjysemfinale u mposht nga garuesja braziliane Eduarda Rosa kurse per medalje te bronzte humbi nga holandezja Renee Harselaar dhe perfundoj e pesta.

Rezultatet perfundimtare te gares mund ti shikoni ne linkun e meposhtem

www.ippon.org


Leave a Comment