Distria Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, në çerekfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Çipro, Sofia Asvesta.

Distria në gjysëmfinale mposhti me Wazaari spanjollen Ana Isabel Perez Box.

Krasniqi në finale mposhti me Waazari dhe Ippon kroatën, Ana Viktorija Puljiz dhe u stolis me medalje të artë.


Flaka Loxha në raundin e parë ishte e lirë, në çerekfinale humbi me Ippon nga italianja Giulia Caggiano.

Pas asaj humbje Flaka u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Ippon spanjollen, Maria Ruiz Muro.

Loxha për medalje të bronztë mposhti me Wazaari, garuesen nga Turqia, Hasret Bozkurt.


Sot u ndesh edhe Erza Muminoviqi (-48kg), ku u rendit e 7-ta, ajo në raundin e parë mposhti me Ippon turken, Gul Kader Senturk.

Erza në çerekfinale u mposht me Ippon nga francezja, Melanie Vieu.

Pas asaj humbje Erza prapë humbi edhe në repasazh nga garuesja e Tunizisë, Oumaima Bedioui.

Në ditën e dytë të Lojërave Mesdhetare janë ndeshur Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg) dhe Arbër Kullashi (-81kg).

Laura Fazliu në raundin e parë ishte e lirë, në çerekfinale ajo mposhti me Ippon kroaten, Iva Oberan.

Në gjysëmfinale Fazliu mposhti me Wazaari nikoqiren, algjerianen Amina Belkadi.

Laura në finale mposhti me Wazaari në vazhdime spanjollen, Cristina Cabana Perez.


Akil Gjakova në raundin e parë poashtu ishte i lirë, në çerekfinale mposhti me Ippon grekun, Michail Tsoutlasvili.

Gjakova në gjysëmfinale humbi me Wazaari në vazhdime nga vendasi, algjeriani Messaoud Redouane Dris.

Ai mposhti me Ippon për të bronztën Kampionin Evropian, italianin Manuel Lombardo.

Sot u ndesh edhe Arbër Kullashi (-81kg), ai u eliminua në ndeshjen e parë dhe nuk vazhdoj tutje.

Loriana në raundin e parë ishte e lirë, në çerekfinale ajo mposhti me Ippon turken, Nurcan Yilmaz.

Kuka në gjysëmfinale mposhti prapë me Ippon në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Në finale ajo u takua me francezen, Chloe Buttigieg, të cilën e mposhti me Wazaari në vazhdime, për të u stolisur me medalje të artë.


Shpati Zekaj (-100kg), në raundin e parë mposhti me Ippon në vazhdime italianin, Enrico Bergamelli.

Shpati në çerekfinale u takua me serbin, nënkampionin botëror, Aleksandar Kukolj, nga i cili humbi me Wazaari.

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku humbi me Ippon nga kroati, Marko Kumric dhe përfundoj i 7-ti.


Kosova përfundon Lojërat Mesdhetare me:

3X medalje të ARTA 🥇
2X medalje të BRONZTA 🥉
2X vende të 7-ta

Leave a Comment