Ekipi Olimpik i Kosovës dhe Shpresat Olimpike po marrin pjesë në Kampin ndërkombëtar në Edirne të Turqisë.
Ky kamp është organizuar nga Federata Turke e xhudos dhe pjesëmarrës janë i gjithë ekipi i Kombëtares së Turqisë për femra, nga Kadetët e deri tek Seniorët.
Përveç ekipit të Turqisë po marrin pjesë edhe Ekipi Olimpik i Gjeorgjisë dhe ai i Azerbejxhanit.
Nga Kosova po marrin pjesë: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq.
Vajzat e reprezentacionit po udhëhiqen nga trajneri dhe selektori Driton Kuka.
Majlinda Kelmendi dhe Laura Fazliu po përgatiten për garën Grand Slam që do të mbahet me datë 18-20 Shkurt në Tel Aviv të Izraelit, garueset tjera për garat e radhës.