Kampionia jonë Olimpike Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slam Abu Dabi.
Gjakova në ndeshjen e parë mposhti me 3 dënime për Ippon garuesen koreane, Yuna Shin.
Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon holandezen Pleuni Cornelisse.
Kampionia jonë në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon, serben Marica Perisic.
Në gjysëmfinale ajo eliminoj me Wazaari edhe gjeorgjianen Eteri Liparteliani.
Nora në finale humbi me Ippon kundër koreanes tjetër Mimi Huh.