e pare te ketij lloji dhe paralajmeroj se shteti yne nuke e ka ngritur vetem Majlinda Kelmendin qe te arrij suksese kulminante por sot eshte nje emer i ri ne skenen Boterore eshte Nora Gjakova e cila sot shenoj tri fitore e pesoj nje humbje per te fituar medalje te bronzte
e ajo sot shenoj fitore kunder franqezes Etiener mandej ne luften e dyte humbi kunder japonezes Hirai kurse ne lufta permiresuese shenoj se pari fitore kunder Belges Deno Loote e pastaj ne lufte per medalje te bronzte hic me pak se Brazilianen Quadros e cila eshte medaliste aktuale Olimpike nga Pekingu 2008.
Nora kete vit ka shkelqyer per juniore e ku edhe eshte e treta ne Rangliste Boterore per te reja porse ne Londer gara ishte per senior dhe kesisoj ajo shenoj fitore e pare te madhe sot ne EXCELIN e Londres ne vendin ku me 29 Korrik 2012 do garoj sportistja me e mire e Kosoves Majlinda ne Lojerat Olimpike per te cilat e vetmja nga Kosova ka siguruar Normen.
Ne Londer pervec Nores garoj edhe Fatos Tabaku ne 73 kg per meshkuj e i cili humbi ne xhiron e pare kunder turkut Hasan i cili ishte shume i disponuar per lufte kurse Fatosi pas nje pauze per shkak te lendimeve i eshte kthyer garave dhe se shpejti do arrij formen e duhur.
Ne Londer sot Kryetari i FXHK Agron Kuka ka pasur takime te shumta me Organizatoret e Lojerave Olimpike dhe me Kryetarin e IJF Marius Vizer e tema eshte pjesemarrja e Kosoves ne Olimpiade.
Ka ende kohe dhe shpresë jane shprehur shumica e personave me te cilet eshte takuar,mbetet te punohet edhe me shume ne ate drejtim.
Ne Londer po qendron edhe Majlinda Kelmendi e cila kesaj radhe me shume e ka rolin e ambasadores se Kosoves e ajo ka pasur shume takime me mediat me te fuqishme boterore se bashku me trenerin e saj Driton Kuka.
Të hanen ekspedita kosovare kthehet ne Kosove ballehapur edhe me nje emer te ri te dalur ne skenen Boterore te sportit elitar.