Sot në Pejë u mbajt turneu i xhudos “Judo For Tolerance”, turne ky që përcjelli një mesazh pozitiv për rininë kosovare, duke inkuadruar të rinj të etniciteteve të ndryshme në sportin e xhudos.
Në këtë turne morën pjesë një numër i madh i garuesve nga klubet e xhudos të Kosovës.
Përsëri ishte “Ipponi” i Pejës ai që dominoi garën me numrin e medaljeve të arta,gjithsej 18, pas tij u radhitën “Polici”i Prishtinës me 9 medalje të arta dhe “Trepqa” e Mitrovicës me 7 medalje të arta.
Garuesi më i mirë u shpall Andi Asllani nga klubi i xhudos “Ippon” i cili fitoi medalje të arta në dy kategori,atë të kadetëve dhe në kategorinë absolute.
Mysafië special ishin Amasadori Britanik Ian Cliff-, i cili shprehi mbështetjen e tij për të zhvilluar sportin në Kosovë dhe zhvillimin e talentëve të rinj si dhe Ministri i Sportit Memli Krasniqi i cili edhe njëherë e konfirmoi se xhudoja e meriton të jetë sport prioritar në Republikën e Kosovës”,

Ky turne i organizuar nga Federata e xhudos së Kosovës , u mbështet nga Ambasada Britanike dhe nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit.