Të dielën, në Prishtinë në palestrën e sporteve “Marius Vizer” u mbajt Kampionati I Kosovës për Kadet dhe Seniorë në kategorinë e meshshkujve dhe për kadete në kategorinë e femrave.
Ky kampionat u organizua nga Klubi i Xhudos “Polici” dhe u mbështetë nga Federata Xhudos së Kosovës.
Në këtë garë dominuan xhudistët e klubit “Ippon” të Pejës duke fituar pjesën më të madhe të medaljeve.
Takimet me korrektësi i drejtoi Shahin Behrami.
Këto lufta i përcollën edhe dy xhudistë të gjeneratës së artë të xhudos së Kosovës, Selatin Xhymshiti dhe Hajrullah Tërnava, por edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
Rezultatet përfundimtare të Kampionatit te Kosoves:
Meshkujt-kadetët:
Kategoria -50 kg: Ari Veseli/Polici/
Kategoria -55 kg: Besart Abrashi/Trepça/ Endrit Berisha/Ipponi/ Hysen Durmishi/Trepça/
Kategoria -60 kg: Blenard Begu/Trepça/ Labinot Salihu/Gjilani/
Kategoria -66 kg: Arlind Haziri/Polici/ Dren Shala/Ipponi/ Argjend Smërçaku/Gjilani/ Leutrim Gashi/Polici/
Kategoria -73 kg: Ardi Asllani/Ipponi/ Akil Gjakova/Ipponi/
Senioret:
Kategoria -60Kg: Blenard Begu/Trepca/
Kategoria -66kg: Korab Morina/Ipponi/
Kategoria -73Kg: Akil Gjakova/Ipponi/ Ardi Asllani/Ipponi/
Kategoria -81 kg: Andi Asllani/Ipponi/ Besfort Nallbani/Ipponi/
Kategoria Absolute: Fatos Tabaku/Ipponi/ Andi Asllani/Ipponi/ Besfort Nallbani/Ipponi/ Akil Gjakova/Ipponi/
|
Femrat Kategoria -44 kg: Aktina Osa /Ipponi-Pejë/
Kategoria -48 kg: Besiana Kelmendi/Ipponi/
Kategoria -52 kg: Xhemile Berani/Trepça/
Kategoria – 57 kg: Flaka Loxha/Ipponi/
Kategoria – 63 kg: Djellza Tullumçe/Trepça/
|