Sot në Kongresin e jashtëzakonshëm të EJU-së Kryetari i Federatës së xhudos së Kosovës Agron KUKA është zgjedhur Drejtor Sportiv i EJU-së.
Kuka poashtu është zgjedhur edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të xhudos-EJU.

Një ditë e rëndësishme për xhudon kosovare dhe për sportin kosovar e mbarëkombëtar.

Presidentit Kuka iu besuan dy pozitat në Kuvendin e jashtëzakonshëm të EJU-së që u mbajt sot në Vjenë. Ai është pjesë e ekipit të Presidentit të ri të EJU-së, hungarezit, Laszlo Toth.

Gjithsesi që sukseset e xhudos kosovare me tri të arta Olimpike kanë qenë shkak i këtij suksesi por edhe qasja serioze dhe puna e palodhshme ndër vite e Presidentit tonë, Agron Kuka.

Urime Agronit, urime xhudos, urime sportit të Kosovës.

Leave a Comment