Blin Kuka (-90kg) i bronztë, Rrezarta Alimi e 5-ta në Kampionatin Ballkanik për Kadet (U18).

Kuka fitoj 3 ndeshje dhe humbi 1, ndeshjen e parë nuk ishte në formë të mirë, ai humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga rumuni Dinca Mihai, por më pas u këndëll.

Blini në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon garuesin nga Mali i zi, Pavle Bulatovic.

Në ndeshjen e dytë Blini mposhti prapë me Ippon garuesin nga Bosnja e Hercegovina, Dorde Pajic.

Për medalje të bronztë Kuka mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin tjetër nga Mali i zi, Nikola Zmajevic.


Rrezarta Alimi (-63kg) u rendit e 5-ta, ajo fitoj 2 ndeshje dhe humbi 2, në ndeshjen e parë humbi me Wazaari në vazhdime nga turkja Elif Kusku.

Në ndeshjen e parë të repasazhit ajo mposhti me Wazaari garuesen nga Mali i zi, Una Spadijer.

Alimi në ndeshjen e dytë të repasazhit mposhti me Ippon garuesen greke Eleni Karastratidou.

Rrezarta për medalje të bronztë nuk ishte me fat, ajo pas një ndeshje të gjatë në vazhdime, humbi me Wazaari nga garuesja vendase, turkja Zehra Nur Kaya.


Jon Veseli (-66kg) fitoj në ndeshjen e parë, ai mposhti me Ippon garuesin nga Mali i zi, Mihailo Senic.

Veseli në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi nikoqir, Bekir Taha Seymen.

Pas asaj ndeshje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Wazaari dhe Ippon nga garuesi i Bosnje e Hercegovinës, Aleksandar Vukovic dhe nuk vazhdoj tutje.

Dion Sharapolli (-66kg) humbi në ndeshjen e parë me Wazaari në vazhdime nga garuesi vendas, Muharrem Caner Cetin dhe nuk vazhdoj tutje.

Sara Osmani (-52kg) humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga garuesja e Bosnje e Hercegovinës, Sandra Popovic dhe përfundoj garën.

Ekipi ishte nën udhëheqjen e Kampionës Olimpike, tanimë Trajnerës Majlinda Kelmendit, një fillim i mbarë për heroinën tonë.

Atje kishte udhëtuar edhe Referi ynë me Licencë IJF B-Continental Fatmir Salihaj, ai në këtë Kampionat Ballkanik kishte rolin e mbikqyrësit të garës.

 

Leave a Comment