Dje me datën 23 dhjetor në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Pejë, në njerën prej lagjeve më të mëdha të qytetit të Pejës në lagjen po me të njëjtin emër “Dardania” në shkollën e cila numëron afro 1000 nxënësa, ne kuader të projektit ” Kosova Shtet i Xhudos” promovuam dhe prezantuam sportin tonë të xhudos për nxënësit e kësaj shkolle të mrekullueshme.

Gjatë prezantimit të xhudos nga klubi i xhudos “Ippon”- Pejë përformuan xhudistët kampionë të grupmoshave të ndryshme si: Flaka Loxha,
Debora Gjakova, Roni Rreshitaj, Furkan Kelmendi dhe Fatos Tabaku si koordinator i projektit “Kosova Shtet i Xhudos”.

Gjatë demonstrimit nga ana jonë ne ju treguam teknika të ndryshme bazike të xhudos, disa rrotullime që duhet t’i mesoj çdo fillestar që fillon me xhudo dhe disa akrobacione të tjera.

Në palestrën e edukatës fizike të kësaj shkolle ishin afërsisht 300 nxënës nga klasat 1-6, e pranishme ishte drejtoresha e shkollës zonja

Drita Xheravina dhe i gjithë personeli arsimor i shkollës të cilët i falenderojmë përzemërsisht për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunim të shkëlqyshëm e përkrahje edhe për të ardhmen!

Ne ju treguam fëmijeve pse duhen të fillojnë me xhudo, sepse sporti i xhudos është sporti më i mirë dhe më i suksesshem i Kosovës që qytetit e shtetit tonë i ka sjellë shumë medalje nga garat e ndryshme ndërkombëtare, që është sporti më i mirë për fillestar sipas matjeve të UNESCOS, është sport që ju largon nga rrugët e keqija e gjërave negative, sport që krijon miqësi të ndryshme në të gjithë botën, është eduaktiv e civilizues që të ofron besim e kënaqësi, që një ditë edhe ata mund të bëhen kampiona si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e të tjerët.

Në emër të Federatës së Xhudos së Kosovës e falenderojmë shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania”- Pejë në krye me drejtoreshën Drita Xheravina dhe të gjithe personelin e shkollës.

EDHE TI MUND TË BËHESH KAMPION 🏆

FILLO ME XHUDO 🥋

#KOSOVASHTETIXHUDOS 🇽🇰🥋

Leave a Comment