Pos demonstrimit dhe promovimit në shkollën fillore të mesme të ulët të Pejës, dje edhe në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemajli” në Prishtinë është mbajtur demonstrimi dhe promovimi i sportit të xhudos pa penguar procesin mësimor.

Plan ky që do të vazhdohet edhe në shkollat tjera të Komunës së Prishtinës si dhe Komunat tjera të Kosovës, sipas projektit “Kosova Shtet i Xhudos” 🇽🇰🥋.

Nxënësit të ndarë në grupe dje kishin mundësinë që nga afer të njoftohen me sportin e bukur të xhudos.

Interesimi ishte mjaft i madh, projekti “Kosova Shtet i Xhudos” po vazhdon me sukses edhe në Komunën e Prishtinës.

Demonstrues ishte trajneri ynë dhe asistenti i projektit “Kosova Shtet i Xhudos” Mustafë Veseli dhe disa xhudistë të klubit të xhudos “Sankaku” nga Fushë Kosova si: Muhamedin Veseli, Jon Veseli, Selim Tahiri Gashi, Besiana Gashi, Bleona Gashi, Eriona Krasniqi dhe Fjolla Shvilova.

EDHE TI MUND TË BËHESH KAMPION 🏆

FILLO ME XHUDO🥋

#KOSOVASHTETIXHUDOS 🇽🇰🥋

Leave a Comment