Grand Prix në Zagreb të Kroacisë, kësaj radhe me numër mjaft të madh të garuesve.

Kosova u paraqit në Grand Prix të Zagrebit me 3 garuese dhe atë:

1.Distria Krasniqi (-52kg)

2.Flaka Loxha (-57kg)

3.Laura Fazliu (-63kg)

Bashkë me garueset ka udhëtuar edhe trajneri Fatos Tabaku.

Në këtë Grand Prix ishin pjesëmarrëse 5 kontinente, 69 shtete, 503 garues, 288 meshkuj, 215 femra.

Distria Krasniqi (-52kg) u stolis me medalje të argjendtë në Grand Prix Zagreb, ajo fitoi 4 ndeshje e humbi 1.

Në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari garuesen nga Qipro, Sofia Asvesta.

Krasniqi në ndeshjen e dytë mposhti me 2 Wazaari për Ippon zvicrranen, Binta Ndiaye.

Distria në çerekfinale mposhti me Ippon mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Kampionja jonë Olimpike në gjysëmfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Izraeli, Gefen Primo.

Në finale ajo u takua me Kampionen Olimpike aktuale të kategorisë (-52kg), japonezen Uta Abe, ku humbi me 2 Wazaari për Ippon.

Flaka Loxha (-57kg) në ndeshjen e parë fitoj me Ippon kundër garueses nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva.

Në ndeshjen e dytë ajo humbi me Ippon nga mongolezja Ichinkhorloo Munkhtsedev dhe nuk vazhdoj tutje.

Laura Fazliu (-63kg) u eliminua në ndeshjen e parë, ajo humbi me Ippon nga garuesja e Republikës Domenikane, Ariela Sanchez.

Leave a Comment