Distria Krasniqi (-48kg) fitoi medaljen e artë sot në Grand Slam të Budapestit me gjithsejtë 4 fitore.

Krasniqi në ndeshjen e parë mposhti me Ippon hungarezen Eva Csernoviczki, në çerekfinale mposhti me Ippon francezen Shirine Boukli.

Krasniqi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Izraeli, Shira Rishony.

Distria në finale mposhti me Ippon Kampionën Olimpike, argjentinasen Paula Pareto.

Flaka Loxha (-57kg) dhe Shigeki Nakamura (-66kg) fituan nga një ndeshje dhe humbën në ndeshjet e dyta.

Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari portugezen Wilsa Gomes, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga kanadezja Jessica Klimkait.

Nakamura në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin nga Togo, Frederic Adebayo Olympio, në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari nga slloveni Adrian Gomboc.

Nora Gjakova (-57kg) humbi me Ippon në ndeshjen e parë nga francezja Helene Receveaux.

Nesër ndeshen Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg) kurse Loriana Kuka (-78kg) ndeshet pasnesër, garat mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë nga ora 11:00 në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/gs_hun2020/live_video

Rezultatet mund ti gjeni në linkun:

http://www.ippon.org/gs_hun2020.php

Leave a Comment