Distria Krasniqi e artë në Grand Slam Tbilisi.

Sot është ndeshur Distria Krasniqi (-52 kg) në Grand Slam Tbilisi dhe ka arritur të stoliset me medalje të artë me katër fitore radhazi.


Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari në vazhdime brazilianen Maria Taba.

Distria në çerekfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon holandezen, Naomi Van Krevel.

Në gjysëmfinale Krasniqi mposhti me 3 denime për Ippon garuesen nga Franca, Astride Gneto.

Distria në finale mposhti me Ippon hungarezen Reka Pupp dhe kështu u stolis me medalje ari.

Leave a Comment