Distria Kransiqi (-52kg) është stolisur me medalje të artë sot, Nora Gjakova e 5-ta në World Judo Masters që po mbahet në Jeruzalem të Izraelit.


Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon, amerikanen Angelica Delgado.

Në çerekfinale Distria me 2 Wazaari për Ippon spanjollen, Ana Perez Box.

Distria në gjysëmfinale mposhti me 3 dënime për Ippon në vazhdime, hungarezen Reka Pupp.

Krasniqi në finale mposhti me Wazaari britanezen, Chelsie Giles.

Kampionen Olimpike Distria kishte një ditë të shkëlqyeshme sot, 1800 pikë Olimpike për të.

Nora Gjakova (-57kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk.

Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Nora në repasazh mposhti me Wazaari dhe Ippon britanezen, Lele Nairne.

Kampionia jonë Olimpike për medalje të bronztë humbi me dy Wazaari për Ippon nga koreanja, Mimi Huh.

Nora Gjakova, zhvilloj ndeshje të bukura por sot nuk i priu fati në ndeshjet kryesore, 648 pikë Olimpike.


Bashkë me garueset kanë udhëtuar edhe kryetari i federatës Agron Kuka, trajneri dhe selektori Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

Nesër garon Laura Fazliu (-63kg), mbasnesër garon Loriana Kuka (-78kg).

 

 

 

Leave a Comment