Kampionja Olimpike Distria Kransiqi (-52kg) është stolisur me medalje të bronztë sot në Kampionatin Botëror, në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Taipei kinez, Hsuan Lin Hsu.

Në ndeshjen e dytë Distria mposhti me tri dënime për Ippon italianen, nënkampionën Olimpike nga Rio 2016, Odette Giuffrida.

Garuesja jonë në çerekfinale mposhti me Wazaari mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Në gjysëmfinale, Krasniqit iu mohua fitorja, referët nuk i dhanë Wazaarin e merituar, më pas ajo humbi me Ippon kundër garueses nga Britania e madhe, Chelsie Giles.

Pas humbjes Kransiqi u të ndesh për medalje të bronztë, ku mposhti me tri dënime për Ippon, garuesen nga Izraeli, Gefen Primo.

 

Leave a Comment