Enise Zijade (-52kg) e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15, që u mbajt në Kozani të Greqisë.

Zijade në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken Hatice Kilickaya Rumeysa.

Në ndeshjen e dytë Zijade ajo humbi me Ippon nga rumunja, Cojocaru Mirela Elisa, pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku mposhti me Wazaari dhe Ippon bullgaren Elitsa Todorova.

Enise në ndeshjen për medalje të bronztë mposhti me Ippon malazezen Teodora Stevovic.

Sidorela Dodaj (-44kg) u rendit e 5-ta, ajo në ndeshjen e parë mposhti me Ippon bullgaren Preslava Kovacheva, ajo humbi me Ippon në ndeshjen e dytë nga garuesja turke Elif Kilic.

Ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, në ndeshjen e parë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon maqedonen Anamarija Stojmilovska.

Në ndeshjen e dytë Dodaj mposhti me Ippon greken Konstantina Xaidou.

Për të bronztën ajo humbi me Ippon nga malazezja Marija Simic.

Milot Gashi (-42kg) i 7-ti, ai në ndeshjen e parë ishte duke udhëhequr me Wazaari por humbi me Wazaari dhe Ippon nga Bucuroiu Marius Andrei, pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon malazezin Pavle Popovic.

Në ndeshjen e dytë të repasazhit Gashi humbi me Ippon nga bullgari Deyan Milushev dhe u rendit i 7-ti.

Roni Reshitaj (-55kg) edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari ai humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga malazezi Balsa Durisic dhe nuk vazhdoj tutje.

Elita Gashi (-48kg) humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga garuesja turke Semanur Yesiltas dhe nuk vazhdoj tutje.

Leave a Comment