Fationa Kasapi e 5-ta në Kupën Evropiane U21 në Graz të Austrisë

Fationa Kasapi (-57 kg) sot është renditur e 5-ta në Kupën Evropiane U21 që është mbajtur në Graz të Austrisë.

Kasapi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon gjeorgjianen, Nino Loladze.

Në raundin e tretë ajo mposhti me Ippon gjermanen Shenna Nitsche.

Fationa në çerekfinale mposhti me Ippon holandezen Elin Henninger.

Kasapi në gjysëmfinale humbi me Ippon nga zvicrranja Binta Ndiaye.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej për medalje të bronztë, ku prapë humbi me Ippon në vazhdime nga garuesja e Kazakistanit Shukurjon Aminova dhe kështu u rendit e 5-ta në këtë Kupë Evropiane.

Sot u ndeshen edhe Erza Muminoviq (-48 kg) dhe Dëbora Gjakova (-57 kg).

Erza Muminoviq në ndeshjen e parë fitoi me Ippon kundër gjeorgjianes, Julieta Rodonaia.

Në ndeshjen e dytë humbi me 3 denime për Ippon nga italianja, Giulia Giorgi.

Dëbora Gjakova fitoi me Wazaari dhe Ippon ndeshjen e parë kundër garueses austriake Sarah Lippert.

Në ndeshjen e dytë Gjakova u ndesh me japonezen Rin Eguchi nga e cila humbi me Ippon.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku prapë humbi nga spanjollja, Adriana Rodriguez Salvador dhe nuk vazhdoj tutje.

Leave a Comment