Fationa Kasapi e artë, Erza Muminoviqi e bronztë në Kupën Evropiane U21 në Athinë.

Fationa Kasapi (-57kg) fitoi 4 ndeshje, në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Izraeli, Daniella Zaguri.

Kasapi në çerekfinale mposhti me Ippon polaken, Oliwia Watorek.

Në gjysëmfinale pas një ndeshje të gjatë në vazhdime ajo mposhti me 3 denime për Ippon, francezen Maelenn Cotard.

Në finale ajo mposhti me Wazaari turken, Aysenur Karadag dhe u stolis me medalje të artë.

Erza Muminoviqi (-52kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon greken, Martha Papastergiou.

Në çerekfinale ajo mposhti me Ippon turken, Humeyra Seras.

Muminoviqi në gjysëmfinale humbi në vazhdime me Ippon, nga serbja Nikolina Nisavic.

Për të bronztën mposhti me 3 denime për Ippon garuesen nga Izraeli, Ruth Lavy.

Atje u ndeshen edhe 4 garues tjerë.

Dardan Cena (-73kg) në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon britanezin, Ethan Nairne.

Në xhiron e tretë humbi me Wazaari dhe Ippon nga garuesi i Armenisë, Artak Torosyan.

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku ndeshjen e parë e fitoi me Wazaari kundër grekut Panagiotis Kofidis.

Cena në ndeshjen e dytë të repasazhit humbi me Ippon kundër serbit Aleksandar Rajcic dhe kështu nuk vazhdoi tutje.

Rios Kuka (-90kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon turkun, Atilla Dinc.

Në ndeshjen e dytë ai humbi me Wazaari nga britanezi Ryan Rijksen Salman.

Pas kësaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku u ndesh me garuesin nga Kazakistani Aidar Arapov, nga i cili humbi me Wazaari dhe nuk vazhdoi tutje.

Loris Sharapolli (-73kg) në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari turkun, Muhammed Yazici, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga greku Michail Tsoutlashvili dhe nuk vazhdoi tutje.

Dëbora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë ishte duke udhëhequr me Wazaari por me pas humbi me Ippon nga turkja, Aysenur Karadag.

Pas humbjes ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku u takua me garuesen e Izraelit Yael Telem, nga e cila humbi me Ippon dhe nuk vazhdoi tutje.

Leave a Comment