Kampi ndërkombëtar në Golem, Shqipëri.

Federata e xhudos së Kosovës për të katërtën herë ka organizuar kampin ndërkombëtar në Golem të Shqipërisë, ku ka mirëpritur një numër të madh të shteteve.

Shtetet që po marrin pjesë janë: Holanda, Polonia, Azerbajxhani, Bullgaria, Sllovenia, Franca, Shqipëria, Kosova, Britania e Madhe dhe Kroacia.

Stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, kampi zgjatë dhjetë ditë.

Ekipi ynë po udhëhiqet nga trajneri Driton Kuka dhe asitentët e tij Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Garat e ardhshme për ekipin tonë janë Kupa Evropiane për Junior që mbahet në Athinë dhe Grand Prix për Senior që mbahet në Antalia.

Si gjithmonë, afër ekipit tonë sponsorët e Federatës:

ETC – Elkos Trading Center
Qumështorja DRENA
Gorenje Department Store
Auto Sherreti
AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë

Leave a Comment