Ekipi kosovar i xhudos këtë javë po merr pjesë në Kampin Olimpik që po mbahet në Nymburk të Çekisë, me mbi 500 pjesëmarrës.

Atje po stërvisin dy Kampionet Olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.

Nga ekipi i meshkujve po marrin pjesë Kampioni aktual Evropian Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Rios Kuka e Loris Sharapolli.

Xhudistët tonë po udhëhiqen nga trajneri Driton Kuka.

Stërvitjet po shkojnë mirë e pa lëndime, përgatitje me rëndësi për seniorët para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Sofie të Bullgarisë, kurse për juniorët para Kupës Evropiane që mbahet në Athinë të Greqisë.

Falenderojmë sponsorët e Federatës, së bashku drejt sukeseve!

Elkos Group
Gorenje Department Store
Qumështorja DRENA
Auto Sherreti
Agjencioni për Financim në Kosovë

Leave a Comment