Ekipi i xhudos po përgatitet në Golem të Shqipërisë dhe në Antalia të Turqisë para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim.

Në Golem bashkë me ekipin e xhudos kosovare janë edhe ekipet nga: Shqipëria, Brazili, Izraeli, Italia, Polonia, Sllovenia, Turqia, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Kroacia.

KOK po i mbulon shpenzimet për ekipin Olimpik në përbërje: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, si dhe Akil Gjakovën, i cili po përgatitet në Antalia të Turqisë.

Në Antalia po marrin pjesë edhe Shpati Zekaj e Arbër Kullashi.

Atje xhudistët Kosovar po stërviten së bashku me ekipin e meshkujve nga Turqia.

Në muajt e ardhshëm deri në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat mbahen me datë 24-31 Korrik 2021, xhudon e presin garat ndërkombëtare si: Grand Slami i Tbilisit të Gjeorgjisë, Kampionati Evropian që mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë të Portugalisë dhe Kampionati Botëror që zhvillohet në Qershor,  në Budapest të Hungarisë.

Leave a Comment