KAMPIONATI I KOSOVËS U16, U18, U21 2022

Në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë sot është mbajtur Kampionati i Kosovës për grupmoshat U16, U18, U21, ku morën pjesë mbi 100 garues.
Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.
Turneu është zhvilluar për grupmoshat: Pioner të vjetër, Kadet dhe Junior.
Pjesmarrës kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”, Kxh “Kodokan”.
Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Klubi më i suksesshëm me 16 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 3 të bronzta u shpall KXh “Ippon” Pejë, me 4 medalje të arta, 7 të argjendta dhe 3 të bronzta në vendin e dytë u radhit KXh “Polici” Prishtinë, me 4 medalje të arta, 2 të argjendta, dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Sankaku” Fushë Kosovë dhe me 3 të arta, 2 të argjendta, dhe 3 të bronzta në vendin e tretë radhitet KXh “Trepca” Mitrovicë.
Ky Kampionat kaloj mirë, kishte ndeshje kualitative dhe interesante, në një atmosferë të bukur sportive.

Kampionët e Kosovës sipas grupmoshave dhe kategorive:

Pioner të vjetër (U16):

Meshkujt

Kategoria -46 kg
1.Riad Kasapi “Trepca” Mitrovicë

Kategoria -50 kg
1.Furkan Kelmendi “Ippon” Pejë

Kategoria -55 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë

Kategoria -60 kg
1.Hamdi Zuka “Kastrioti” Ferizaj

Kategoria -66 kg
1.Yll Maliqi “Ippon” Pejë

Kategoria -73 kg
1.Keon Kuka “Ippon” Pejë

Kategoria -81 kg
1.Ermir Bytyqi ”Kastrioti” Ferizaj

Femrat

Kategoria -44 kg
1.Bleona Gashi ”Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -48 kg
1.Sidorela Dodaj ”Ippon” Pejë

Kategoria – 52 kg
1.Estea Arifaj “Ippon” Pejë

Kategoria -57 kg
1.Fiona Kuka “Ippon” Pejë

Kategoria -63 kg
1.Enise Zijade “Ippon” Pejë

Kategoria +63 kg
1.Ruvejda Llonqari ”Ippon” Pejë

Kadet (U18):

Meshkujt

Kategoria -50 kg
1.Uvejs Nesimi ”Trepca” Mitrovicë

Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ‘’Ippon’’ Pejë

Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë

Kategoria -81 kg
1.Diar Jashari “Polici” Prishtinë

Femrat

Kategoria -44 kg
1.Bleona Gashi “Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Polici” Prishtinë

Kategoria -57 kg
1.Laurina Gashi ”Kodokan” Pejë

Kategoria -63 kg
1.Rrezarta Alimi ”Polici” Prishtinë

Kategoria -70 kg
1.Nora Begu ”Trepca” Mitrovicë

Junior (U21):

Meshkujt

Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë

Kategoria -66 kg
1.Muhamedin Veseli ”Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -73 kg
1.Loris Sharapolli ”Ippon” Pejë

Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena ”Ippon” Pejë

Kategoria -90 kg
1.Anes Veseli ”Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -100kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë

Femrat

Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Polici” Prishtinë

Kategoria -57 kg
1.Laurina Gashi ”Kodokan” Pejë

Kategoria -63 kg
1.Dëbora Gjakova ”Ippon” Pejë

Kategoria -70 kg
1.Gentiola Mani ”Llapi” Podujevë

Leave a Comment