Ekipi ynë elitar, për vitin e 11-të me radhë tashmë, mori pjesë në Kampionatin Evropian për Senior Montpellier 2023, me 6 garues, i cili u mbajtë me datë 03-05 nëntor 2023.

Kosova mori pjesë me xhudistët:
1.Distria Krasniqi (-52 kg)
2.Nora Gjakova (-57 kg)
3.Flaka Loxha (-57 kg)
4.Laura Fazliu (-63 kg)
5.Loriana Kuka (-70 kg)
6.Akil Gjakova (-73 kg)

Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë duke u bërë edhe nënkampione evropiane, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova fituan medalje të bronztë duke i sjellur Kosovës 4 medalje në total nga Kampionati Evropian, medaljet e vetme elitare të vitit 2023 për shtetin tonë në sportet olimpike.

Në këtë Kampionat garuan 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra.

Leave a Comment