Laura Fazliu (-63kg) e argjendtë në Kampionatin Evropian për Senior.

Laura në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Izraeli, Kerem Primo, në ndeshjen e dytë Fazliu mposhti me Ippon në vazhdime britanezen Lucy Renshall.

Laura në çerekfinale mposhti me Wazaari çeken Renata Zachova.

Ajo në gjysëmfinale mposhti me Ippon edhe spanjollen Cristina Cabana Perez.

Fazliu në finale humbi me Ippon nga britanezja tjetër, Gemma Howell.


Distria Krasniqi (-52kg) e bronztë, Flaka Loxha (-57kg) e 7-ta në Kampionatin Evropian për Senior që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen vendase, bullgaren Gabriela Dimitrova.

Në çerekfinale u takua me francezen Amandine Buchard, Nënkampione Olimpike 2020, Krasniqi humbi në vazhdime me 3 denime për Ippon.

Pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari zvicrranen Fabienne Kocher.

Për medalje të bronztë Distria mposhti në vazhdime me 3 denime për Ippon gjermanen Mascha Ballhaus.

Garuesja tjetër që u ndesh sot ishte Flaka Loxha (-57kg), ajo u rendit e 7-ta, zhvilloj ndeshje të bukura sot, në ndeshjen e parë Loxha mposhti me Ippon bullgaren Snezhana Gramatikova.

Flaka në ndeshjen e dyë mposhti me Ippon medalistën botërore 2019, polaken Julia Kowalczyk.

Në çerekfinale Loxha humbi me Ippon nga gjermanja, Pauline Starke.

Pas humbjes ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Wazaari nga çekja, Vera Zemanova.

Akil Gjakova (-73kg) nuk ishte në formën e duhur, ai u eliminua në ndeshjen e parë, Gjakova humbi me Ippon nga garuesi i Armenisë Arsen Avedisyan.

Leave a Comment