Laura Fazliu (-63kg) sot është stolisur me medalje të argjendtë me gjithsejtë 3 fitore e 1 humbje.

Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Azerbajxhani, Sudaba Aghayeva.

Në çerekfinale mposhti me Ippon francezen Rania Dred, në gjysëmfinale mposhti poashtu me Ippon garuesen nga Serbia, Anja Obradovic.

Në finale humbi me Ippon nga çekja Renata Zachova, keshru Laura u shpërblye me medalje të argjendtë.


Sot u ndesh edhe Arbër Kullashi (-81kg), ai fitoi 2 ndeshje dhe humbi 1 duke u radhitur i 9-ti.

Kullashi në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari ukrainasin, Dmytro Pylpenko, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari në vazhdime garuesin nga Çekia, Mikulas Mesko.

Në ndeshjen e tretë humbi me Ippon nga turku Muhammed Koc.

Kosova e përmbyll këtë Kampionat me një medalje të argjendtë nga Laura Fazliu, një vend të pestë nga Erza Muminoviq dhe një vend të nentë nga Arbër Kullashi.

Leave a Comment