Laura Fazliu (-63kg) medaliste e argjendtë në World Judo Masters, Jeruzalem 2022.

Laura ishte në formë impresive sot, fitoj 4 ndeshje radhazi dhe humbi 1, atë të finales.

Fazliu sot mposhti garuese të nivelit të lartë, 1260 pikë të reja Olimpike.

Laura në xhiron e parë pas një ndeshje në vazhdime mposhti me Wazaari francezen, Manon Deketer.

Fazliu në xhiron e dytë mposhti me Ippon sllovenen, Andreja Leski.

Në çerekfinale nënkampionia evropiane për senior mposhti me Wazaari dhe Ippon polaken, Angelika Szymanska.

Garuesja jonë në gjysëmfinale mposhti me dy Wazaari për Ippon garuesen nga Izraeli, Gili Sharir.

Laura Fazliu në finale humbi me Ippon nga japonezja, Miku Takaichi, edhe pse mendojmë që garuesja jonë u dëmtua, ajo hudhje ishte Wazaari e jo Ippon.

Trajnerja dhe ish Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi sot ishte në krye të detyrës, ndërsa Kryetari i Federatës Agron Kuka u nderua me ndarjen e medaljeve në kategorinë e Laurës.


Kosova me dy medalje e një plasman u rendit në vendin e 4-të, tashmë në mesin e shteteve më të forta botërore.

 

Leave a Comment