Xhudistja jonë Laura Fazliu (-63kg) sot fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Ippon rusen Gryzlova.

Laura në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Ukraina Anastassia Antipina.

Garuesja jonë në çerekfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon holandezen Nadiah Krachten.

Në gjysëmfinale humbi me Wazaari kundër polakes Angelika Szymanska.

Për medalje të bronztë mposhti me Ippon garuesen sllovene Zarja Tavcar.

Kjo ishte medalja e dytë për Fazliun, pasiqë ajo para 4 ditësh fitoi të argjendtën edhe në Kampionatin Evropian U21.

Xhudisti tjetër nga Kosova Arbër Kullashi (-81kg) ndeshet nesër.

Ndeshjet nesër mundi t’i ndiqni drejtpërdrejtë nga ora 10:00 në linkun:

http://judolive01.lb.judobase.org/live/

Rezultatet mund t’i gjeni në linkun:

http://www.ippon.org/ec_u23_2020.php

Leave a Comment