Laura Fazliu (-63kg) Kampione Evropiane në Kampionatin Evropian U23 në Sarajevë .


Laura Fazliu fitoj 4 ndeshje, ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite.

Në çerekfinale ajo mposhti me Ippon garuesen nga italia, Flavia Favorini.

Laura në gjysëmfinale mposhti me Wazaari hungarezen, Brigitta Varga.

Fazliu për medalje të artë mposhti me Wazaari dhe Ippon gjermanen, Annabelle Winzig, ajo sot fitoj 4 ndeshje.


Erza Muminoviqi (-52kg) përfundoj e 5-ta, me dy fitore e dy humbje.

Erza Muminoviqi ishte e lirë në raundin e parë, ajo në raundin e dytë fitoj me Wazaari kundër garueses Marina Castello Diez.

Në çerekfinale humbi me Ippon në vazhdime nga hungarezja, Roza Gyertyas.

Pas asaj ndeshje ajo në repasazh mposhti me Ippon garuesen nga Zvicrra, Manon Monnard.

Erza pas një ndeshje të fortë për medalje të bronztë ajo humbi me Wazaari në vazhdime kundër gjermanes, Annika Wurfel.

Dardan Cena (-73kg) medalisti i Kampionatit Evropian për Junior, nuk kishte koncetrimin e duhur, ai humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga spanjolli, Javier Insausti Pena.

Garuesit sot ishin nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi.

Nesër ndeshen Rios Kuka (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).

 

Leave a Comment