Laurina Gashi (-52kg) e 7-ta në Kupën Evropiane U18 në Koper të Sllovenisë.

Në raundin e parë ajo ishte e lirë, në raundin e dytë ajo fitoj me Ippon kundër garueses serbe, Iva MIlosevic.

Gashi në çerekfinale humbi me diskualifikim kundër sllovenes, Rea Pusnik.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua për tu ndeshur në repasazh, në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon austriaken, Marlene Schinwald.

Në ndeshjen e dytë të repasazhit humbi në vazhdime me 3 dënime për Ippon, kundër gjermanes Nadja Kneilling.

Tokesa Gashi (-48kg) humbi në ndeshjen e parë me Ippon kundër serbes, Mina Gacic dhe nuk vazhdoj tutje garën.

 

Leave a Comment