Laurina Gashi (-52kg) është stolisur me medalje të artë në Kupën Evropiane U18 në Riga të Latvisë.

Laurina në xhiron e parë ishte e lirë.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime finlandezen, Pihla-Maria Seikkula.

Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon ukrainasen, Mariia Vasiuta.

Në finale ajo mposhti me Ippon garuesen nga Lituania, Rugile Marozaite.

Leave a Comment