Loriana Kuka e artë në European Open të Sarajevës.

Loriana Kuka (-78 kg) ka fituar medaljen e artë në European Open të Sarajevës.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon  edhe holandezen Lieke Derks.

Ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Kuka në finale mposhti me Wazaari në vazhdime italianen Linda Politi dhe u stolis me medalje të artë.

Sot u ndeshen edhe Arbër Kullashi (-81 kg) Shpati Zekaj (-100 kg).

Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.

Zekaj në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli.

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson.

Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ai humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.

Fationa Kasapi (-57 kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon turken, Aysenur Budak.

Në ndeshjen e dytë humbi me Ippon kundër spanjolles, Carla Ubasart Mascaro dhe nuk vazhdoj tutje.

Fisnik Hyseni (-73 kg) në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon polakun, Konrad Szatkowski.

Hyseni në xhiron e tretë zhvilloi ndeshje të mirë, ai ishte duke udhëhequr me Wazaari por si duket i mungoj pak përgatitja në minutat e fundit dhe humbi me Ippon kundër italianit, Luigi Brudetti.

Leave a Comment