Loriana KUKA (-78 kg) u stolis me medalje të bronztë në Grand Prix që u mbajt në Almada të Portugalisë.

Kuka në raundin e parë mposhti me dy Wazaari për Ippon garuesen nga Qipro, Zanet Michaelidou, në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon garuesen nga Ekuadori, Vanessa Chala.

Loriana në çerekfinale kishte një ndeshje të gjatë dhe të vështirë, të dy garueset kishin nga dy dënime në kohë të rregullt, në vazhdime pas plot 12 minutash ajo u dënua edhe me një shido dhe humbi ndeshjen kundër ukrainases, Yelyzaveta Lytvynenko.

Pas asaj humbje Kuka u kualifikua të ndeshej në repasazh, prapë kishte ndeshje të gjatë në vazhdime, ajo fitoj me 3 dënime për Ippon kundër sllovenes Patricija Brolih.

Loriana për të bronztën zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon garuesen nga Koreja Jugore, Jeongyun Lee.

Atje garuan edhe 4 xhudistë të tjerë.

Flaka Loxha (-57kg) hyri në 8 garueset e para, ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime anglezen, Lele Nairne.

Loxha në xhiron e tretë mposhti me dy Wazaari për Ippon në vazhdime garuesen nga Guinea, Mariana Esteves.

Garuesja jonë në çerefinale u ndal nga italianja, Thauany David Capani Dias, me një Wazaari.

Pas asaj ndeshje asaj i takoj të ndeshej në repasazh ku humbi me Ippon në vazhdime nga garuesja e Uzbekistanit, Nirfuar Ermaganbetova dhe nuk vazhdoj tutje.

Dardan Cena (-73 kg) u elimunua në ndeshjen e parë, ishte hera e parë e tij që garon në nje garë të nivelit të tillë, ai humbi me dy Waazari për Ippon nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov.

Laura Fazliu (-63 kg) ishte favoritja për medalje por e cila humbi në ndeshjen e parë nga spanjollja, Sarai Padilla Guerrero dhe nuk vazhdoj tutje.

Shpati Zekaj (-100 kg) zhvilloj një ndeshje të mirë por u eliminua qysh në xhiron e parë, ai humbi me Wazaari në vazhdime kundër gjeorgjianit, Erekle Bazierishvili.

Leave a Comment