Loriana Kuka (-78kg) e bronztë në Grand Slam Abu Dhabi.


Performansë e shkelqyeshme dhe udhëtim drejt Lojërave Olimpike i sigurt!

Kuka në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Kazakistani Nazerke Tileukhanova.

Loriana në raundin e dytë mposhti me Wazaari britanezen Emma Reid.

Ajo në çerekfinale humbi nga Kinezja Zhenzhao Ma.

Pas asaj humbje Loriana u rikthye me fitore në repasazh, ajo mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon italianen Giorgia Stangherlin.

Kuka për medalje të bronztë mposhti poashtu në vazhdime me 3 dënime për Ippon, nënkampionen olimpike nga Rio 2016, francezen Audrey Tcheumeo.
Loriana Kuka fitoj 490 Pikë Olimpike

Falenderojmë sponsorët:

ETC – Elkos Trading Center
Gorenje Department Store
Qumështorja DRENA
Auto Sherreti
AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë
Dent Fix Ks
Green Hill Italia

 

Leave a Comment