Nora Gjakova është stolisur me medalje të bronztë në Grand Slam Baku, Azerbajxhan.


Nora në raundin e parë ishte e lirë, në raundin ajo mposhti me dy Wazaari për Ippon gjermanen, Seija Ballhaus.

Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari në ndeshjen kundër britanezes, Lele Nairne.

Pas asaj Nora u ndesh në repasazh, ku mposhti me tri denime për Ippon italianen, Veronica Toniolo.

Garuesja jonë për të bronztën mposhti garuesen nga Belgjika, Mina Libeer.

Leave a Comment