Përfundim i suksesshsëm i licencimit të trajnerëve të xhudos në nivel shtetëror.

Në Qendrën nacionale të Xhudos në Pejë sot u mbajt ceremonia e dorëzimit të licencave për trajnerët e xhudos që përfunduan me sukses kursin 4 javor për licencim në nivel shtetëror.

Ky licencim është pjesë e projektit “Kosova Shtet i Xhudos”.

Licencat u ndanë nga kryetari i FXHK-së Agron Kuka.

Ai ju uroj të gjithë të Licencuarve suksese dhe tha që ky është hapi i parë drejt sukseseve në të ardhmen.

Qellimi ynë është që të vazhdojmë me punë, të aktivizoheni secili në klube dhe të hapim klube të reja e poashtu ato njohuri të cilat i keni secili nga ju të barten tek gjeneratat e reja.

Koordinator i kursit për licencim ishte trajneri i klasit botëror Driton Kuka.

Udhëheqës të kursit ishin trajneri spanjoll Felipe Sanchez Llanes, ish Kampionia Olimpike, trajnerja Majlinda Kelmendi dhe trajneri Fatos Tabaku.

 

 

Leave a Comment